Tottenham Hotspuri e ka mposhtur 6-1 Manchester Unitedin në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
Golin e vetëm për Djajtë e Kuq e shënoi Bruno Fernandes, ndërsa për Spurs realizator ishin, Tanguy Ndembele, Son Heung Min (7’/34’), Harry Kane (37’/79’) dhe Serge Aurier.
Tottenhami natyrisht se ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën 7.46, derisa United u vlerësua me 5.78.
Lojtari m paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Son që shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim, për të marrë notën 9.7
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Harry Maguire që u vlerësua me 4.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/