Telegrafi

Shkëlqeu Rodrygo: Sevilla 2-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Real Madridi mori fitore spektakolare në derbin me Sevillën, duke triumfuar 3-2 në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Golat për Los Blancos që ishin mysafirë i realizuan Rodrygo, Nacho dhe Karim Benzema, ndërsa për vendasit shënuan Ivan Rakitic dhe Erik Lamela.

Real Madridi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.00, ndërsa Sevilla u vlerësua me 6.58.

Lexo po ashtu Me një përmbysje spektakolare, Real Madridi mposht Sevillën - vë njërën dorë mbi titull

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Rodrygo, që u notua me 8.3.

Vlerësimi për lojtarin më të dobët në këtë duel shkoi për Rafa Mir, që mori 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/