Site icon Telegrafi

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Kjo javë do të jetë një për t’u mbajtur mend për Lucas Vazquez, por tek Real Madridi, pak lojtarë kanë shijuar një javë më të mirë. Ka një mundësi që do të mbahet mend si ‘El Clasico e Lucas Vazquezit’ nga pikëpamja e Real Madridit, dhe tani përsëri janë hapur thashetheme për të ardhmen e tij.

Vazquez ishte i përfshirë në të tre golat e Real Madridit, duke fituar penalltinë, duke shënuar dhe asistuar, teksa ai dominoi Joao Cancelon në krah për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Në moshën 33-vjeçare Vazquez po vazhdon me paraqitje shumë të mira, ndërsa e ka dëshmuar kualitetin e tij edhe një herë tjetër në pjesën e dytë të sezonit.

Carlo Ancelotti e futi atë në lojë nga minuta e parë në El Clasico, vendim ky që doli të ishte i saktë, ndërsa pas ndeshjes pati shumë lëvdata në drejtim të spanjollit, duke përfshirë edhe Jude Bellingham gjithashtu.

Lexo po ashtu Vetëm një fjalë - Bellingham përshkruan në mënyrën më të mirë të mundshme paraqitjen e Lucas Vazquez në El Clasico

Siç u raportua nga Relevo dhe Diario AS, Real Madridi po synon të avancojë bisedimet përapara për të ardhmen e tij këtë javë, dhe do të jenë në kontakt me agjentët e tij. ‘Los Blancos’ do të tentojë që të zgjasë kontratën e tij për një vit më shumë, ndërsa vet lojtari kishte paralajmëruar se ka mundësi që të qëndrojë.

Ish-lojtari i Espanyolit me shumë gjasa do ta nis nga minuta e parë edhe ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për shkak se Dani Carvajal është i suspenduar për atë takim.

Vazquez po vazhdon që të jetë një alternativë e besueshme e Carvajalit, duke qenë njëkohësisht një influencë pozitive në dhomën e zhveshjes./Telegrafi/

Exit mobile version