Qëndrim Zyba ka lënë gjurmë qysh në ndeshjen e tij debutuese me Slovan Liberecin në Superligën e Çekisë.
Mesfushori kosovar iu bashkua dy javë më parë Liberecit, derisa është inkuadruar në minutat e fundit ndaj Karvinas.
Inkuadrimi i therrandasit ishte i qëlluar nga trajneri Radoslav Kovac, pasi Zyba asistoi te goli i tretë në fitoren 1-3 të Slovan Liberecit.
Paraqitja e reprezentuesit të Kosovës është vlerësuar dhe ai ka zënë vend në formacionin e javës në Superligën e Republikës së Çekisë.
Sofa Score e ka vlerësuar atë me notë 7,8 dhe Zyba është futur në formacionin më të mirë të xhiros së parë. /Telegrafi/