Telegrafi

Shkëlqeu në Kupën e Botës, presidenti i Angersit konfirmon ofertat e klubeve te mëdha për Ounahin

Presidenti i Angers, Said Chabane ka konfirmuar se klubi ka marrë oferta të shumta nga klubet kryesore evropiane për yllin e Marokut, Azzedine Ounahi.

Chabane zbuloi se Angers ka pasur oferta nga e gjithë Evropa, duke përfshirë Ligën Premier.

Ai ka thënë se shpreson që një marrëveshje mund të arrihet në janar që do të shihte klubin e Ligue 1 të ruajë shërbimet e mesfushorit deri në verë.

“Ne kemi oferta për Azzedine Ounahi. Qasje nga klube të mëdha dhe klube të mesme”, ka thënë fillimisht presidenti i Angers për RTL Sport.

“Vijnë nga kudo. Italia, Spanja, Anglia dhe Franca. Dëshira jonë është të gjejmë një marrëveshje në janar, por që mbetet deri në fund të sezonit”, përfundoi Chabane.

Mesfushori 22-vjeçar është bërë i njohur me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Marokun në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe ka luajtur një rol vendimtar që ata të bëhen skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Marokeni energjik iu bashkua Angers në verën e vitit 2021 nga klubi i kategorisë së tretë, US Avranches.

Ndryshe, Maroku do të përballen sot (e shtunë) me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:00 në Khalifa International Stadium. /Telegrafi/