Telegrafi

Shkëlqeu në Euro 2024, Fabian Ruiz merr vendim për të ardhmen e tij

Fabian Ruiz ka qenë një nga futbollistët kryesorë te Spanjës në Kampionatin Evropian, Euro 2024.

Mesfushori spanjoll ka pasur paraqitje fantastike dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Juventus, Atletico Madrid, por edhe Bayern Munich ishin tre skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e spanjollit.

Lexo po ashtu UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Gjatë një interviste në El Chiringuito, Fabian Ruiz hodhi poshtë çdo thashetheme për një largim të mundshëm nga Paris Saint Germain.

Vendimi për të qëndruar në Paris nuk është befasues, duke pasur parasysh se PSG është një nga klubet më prestigjioze në Evropë dhe ofron mundësinë për të konkurruar në nivelin më të lartë.

Megjithatë mesfushori spanjoll ka thënë se në të ardhmen synon që të rikthehet te ish-skuadra e tij Real Betis.

28-vjeçari ka dy vite që është pjesë e Paris Saint Germain, derisa sezonin e fundit në 35 ndeshje zyrtare realizoi tre gola dhe asistoi në shtatë të tjerë. /Telegrafi/