Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior i ka kushtuar trajnerit Carlo Ancelotti dy golat e tij kundër Shakhtar Donetsk të shënuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Los Blancos mundën me lehtësi Shakhtarin të martën në mbrëmje me rezultat 5-0 duke heshtur demonët e sezonit të kaluar kur humbën dy herë kundër ukrainasve.
Dhe Vinicius ishte i lojtari që shkëlqye këtë lojë, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar një herë për të vazhduar formën e tij brilante këtë sezon.
Sulmuesi brazilian tani ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në të gjitha garat, dhe ai duket se po bën shumë përpara pasi i mungoi finalizimi në sezonet e mëparshme.
Ancelotti ka luajtur rol të madh në këtë, dhe kjo reflektohet në përkushtimin e Vinicius Jr, i cili golat e fundit ia dedikoi trajnerit italian.
“Ato gola ishin për trajnerin. Ai gjithmonë më kërkon të shënoj më shumë gola dhe të jem një lojtar qendror”.
“Ndonjëherë unë dështoj dhe ai më thotë gjithmonë nga ana: ‘Unë do të të largoj, do të të largoj’. Duhet të vazhdoj të shënoj gola”, ka thënë Vinicius.
Vinicus është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e Ancelottit dhe ai tani është padyshim një lojtar i padiskutueshëm që shkon në El Clasico të rëndësishme të kësaj fundjave me Barcelonën.
Dhe për më tepër, anësori brazilian është ende 21 vjeç, kështu që ka ende shumë progres të mbetur për të arritur. /Telegrafi/