Site icon Telegrafi

Shkëlqeu ndaj Rumanisë, Fidan Aliti në formacionin e javës në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 me Rumaninë të premtën mbrëma në Fadil Vokrri.

Dardanët përkundër dominimit gjatë 90 minutave nuk arritën t’i merrnin tre pikët e shumëkërkuara.

Megjithatë mbrojtja ishte pika më e fortë e Kosovës në këtë duel, duke neutralizuar sulmuesit mysafirë.

Lexo po ashtu Situata e grupit të Kosovës pas ndeshjeve të treta në grupe: Dardanët në pozitën e katërt

Fidan Aliti ka qenë futbollisti me notën më të lartë në këtë sfidë.

Qendërmbrojtësi dardan mori notë 8,0 në përballje me rumunët.

Anëtari i klubit zviceran Zurich është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Kombeve nga SofaScore.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Kosovë 0-0 Rumani: Aliti dhe Zhegrova më të mirët  

Vend në formacionim e javës kanë zënë edhe yjet si Kvicha Kvaratskhelia, Eduardo Camavinga apo Bruno Fernandes.

Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon të hënën mbrëma si mysafirë i Bjellorusië në Budapest. /Telegrafi/

Exit mobile version