Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiro e 21-të në elitën e futbollit italian ku nuk munguan as ndeshjet e mëdha.
Juventusi dhe Milani u përballën me njëra-tjetrën, ku në krahasim me gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ku triumfuan ‘Rossonerët’, kësaj radhe ‘Bianconerët’ triumfuan me rezultat 2-0.
Megjithatë, vëmendja bie tek Interi aty ku mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Empolit.
Asllani u paraqit për 90 minuta në këtë takim, ku arriti që të bëjë një asistim dhe për këtë paraqitje ai u vlerësua me notën 8.3 nga Sofascore.
Përveç asistimit, Asllani pati edhe 74 pasime të kompletuara, tri pasime kyçe, tetë topa të gjatë të kompletuar.
Ai gjithashtu pati dy goditje të bllokuara, shtatë duele të fituara si dhe katër ndërhyrje ndaj kundërshtarit.
22-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje këtë sezon për ‘Nerazzurrët’ në Serie A dhe numëron dy asistime./Telegrafi/