Site icon Telegrafi

Shkëlqeu me paraqitjet e tij për Interin, Lautaro Martinez shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Serie A

Fituesi i Capocannonieres dhe i Scudettos, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2023/2024 në Serie A.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Dusan Vlahovic i Juventusit ishte shpallur sulmuesi më i mirë i sezonit, por Lautaro Martinez e mposhti atë në garën për çmimin kryesor.

Martinez jo vetëm që e udhëhoqi Interin drejt titullit si kapiten, por ai gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit italian me 24 gola të shënuara.

“Sezoni i Lautaro Martinez ka qenë i jashtëzakonshëm në aspektin e performancës dhe lidershipit. Sulmuesi i Interi me karizmën dhe lëvizjet e tij ka reprezentuar kapitenin perfekt i cili e bashkoi grupin që me meritë e fitoi Scudetton”.

“Në sezonin e tij të tretë radhazi me mbi 20 gola të shënuar në Serie A, argjentinasi fitues i Kupës së Botës tani është një lojtar i madh, një thesar për Interin dhe ligën tonë, i aftë për të qenë vendimtar në momentet kryesore të sezonit”, ka thënë shefi i Serie A, Luigi De Siervo.

Të gjitha fituesit e çmimeve ‘Lojtari më i mirë’ do të ipen në ndeshjet e fundit të sezonit 2023/2024 në Serie A gjatë këtij vikendi.

Çmimet e tjera që u shpërndanë nga Serie A:

1.Michele Di GregorioPortieri më i mirë.

2.Alessandro BastoniMbrojtësi më i mirë.

3.Hakan CalhanogluMesfushori më i mirë.

4.Dusan VlahovicSulmuesi më i mirë.

5. Joshua ZirkzeeLojtari më i mirë U23./Telegrafi/

Exit mobile version