Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiroja e gjashtë në elitën e futbollit turk aty ku nuk munguan ndeshjet e mira dhe golat.
Ylli kosovar Milot Rashica shkëlqeu edhe në këtë javë duke arritur që të shpallet lojtari më i mirë në fitoren e Besiktasit me rezultat 2-1 ndaj Eyupsporit.
Rashica gjeti rrugën e rrjetës në këtë takim duke realizuar në minutën e 20-të për t’i dhënë epërsinë Besiktasit.
Nuk ishte vetëm goli i shënuar e tëra çfarë pamë nga Rashica, pasi ai pati edhe pesë pasime kyçe si dhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara.
28-vjeçari pati dy krosime të sakta ndërsa kompletoi edhe dy driblime krahas gjashtë dueleve të fituara.
Përveç kontributit në fazën ofanzive, Rashica ndihmoi shumë edhe në mbrojtje duke bërë plotë katër ndërhyrje.
Për këtë paraqitje të tij fantastike, Rashica është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës së gjashtë në Superligën e Turqisë./Telegrafi/