Ermir Lenjani ka vazhduar formën fantastike në kampionatin zviceran.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullar si gjithnjë me Sionin, në barazimin 1-1 ndaj Servettes.
Reprezentuesi shqiptar ka qenë fantastik në këtë takim, duke fituar një penallti fillimisht, por të cilën e humbi bashkëkombësi i tij Pajtim Kasami.
Në minutën e 29-të, anësori pranoi një top të mirë nga Grgic dhe u fut bukur në zonë duke shënuar një gol fantastik.
E falë formës së mirë të treguar, Ermiri ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 25-të nga Blick.
30-vjeçari që po luan në rolin e sulmuesit te Sioni është shqiptari i vetëm këtë xhiro në Zvicër që ka zënë vend në formacionin e javës.
Formacioni i javës në Zvicër:
Frick, Widmer, Nathan, Stillhart, Stocker,Kecskes,Janga,Bande,Tosin, Munsy, LENJANI. /Telegrafi/