Telegrafi

Shkëlqeu me Ferizajn, Gentrit Halili merr oferta të rëndësishme nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Gentrit Halili ka qenë ndër zbulimet e këtij sezoni në Albi Mall Superligë.

Qendërmbrojtësi i talentuar ka shkëlqyer me fanellën e Ferizajt në qendër të mbrojtjes, por ai ka bërë mjaftë mirë edhe në sulm me gola të shënuar.

Por rënia e Ferizajt nga elita e futbollit kosovar mund të bëj lojtarin të ndryshoj ambient, pasi kontrata me klubin bardhekaltër i ka skaduar.

Telegrafi Sport ka mësuar ekskluzivisht se Halili ka rënë në radarin e tre skuadrave shqiptare, jashtë kufijve të Kosovës.

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, FC Struga ka kontaktuar prej kohësh mbrojtësin e talentuar.

Por jo vetëm Struga, pasi edhe dy klubet e mëdha shqiptare, Vllaznia e Shkodrës dhe Partizani i Tiranës kanë shprehur interesim për qendërmbrojtësin ferizajas.

21-vjeçari ka ofertat në tavolinë nga tre klubet, derisa për të ardhmen pritet të vendos javëve të ardhshme, pasi po pret oferta edhe nga jashtë Kosovës ku nuk kanë munguar interesimet nga disa klube.

Sigurisht që për të kanë shprehur edhe klubet më të mira në Kosovë dhe Halili do të vendos së shpejti se ku do ta vazhdoj karrierën.

Halili këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje ku ka realizuar edhe katër gola pasi njihet si një nga futbollistët më të rrezikshëm nga ndërprerjet. /Telegrafi/