Bayern Munich e ka kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, pas fitores 2-0 ndaj Olympiacosit.
Skuadra gjerman i shënoi dy golat në këtë takim në pjesën e dytë me anë të Robert Lewandowskit (69’) dhe Ivan Perisicit (89’).
Bavarezët ishin dukshëm skuadër më e mirë në fushë, derisa morën notën e përgjithshme 7.17, ndërsa Olympiacosi u vlerësua me 6.28.
#FCBayern löst vorzeitig das Achtelfinal-Ticket!
Der Spielbericht zu #FCBOLY. 👇https://t.co/71mKjhuvXL
— FC Bayern München (@FCBayern) November 6, 2019
Sulmuesi polak ishte lojtari më i mirë i këtij takimi, gjersa mori notën 8.5, shkaku i golit të shënuar.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte mbrojtësi i mysafirëve Konstantinos Tsimikas, me vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/