Site icon Telegrafi

Shkëlqen Gashi, Kosova edhe një fitore në Botëror

Boksieri Arian Gashi, i cili garon në kategorinë deri në 69 kilogramë, ia doli ta mposht boksierin nga Narua, Joseph Derireragea.

Goditjet e fuqishme të boksierit kosovar bënë që gjyqtarët ta ndërprisnin meçin, pasi që kundërshtarit të tij iu qa arkada dhe fitorja i takoi Gashit. Ky i fundit, meçin e radhës do ta ketë ndaj boksierit kanadez, Clayton Custilo më 20 tetor.

Kjo ishte fitorja e dytë e përfaqësueses së Kosovës, pas asaj të Liridon Zeqirit, një ditë më parë. Boksieri i tretë që do të boksojë në evenimentin që po mbahet në Kazakistan është Armend Xhoxhaj, i cili do të boksojë më 20 tetor, e për kundërshtar do ta ketë boksierin bullgar Radoslav Pandolev. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version