Dy futbollistët shqiptar të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Lirim Qamili dhe Sefer Emini kanë treguar edhe një paraqitje të mrekullueshme me fanellën e skuadrës së tyre Sonderjyske që garon në Superligën e Danimarkës, njofton Telegrafi.
Qamili ka shënuar golin e shtatë në kampionatin danez duke zbutur epërsinë ndaj ekipit të Brondby. Qamili më vonë u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në minutën e 89-të u largua nga loja dhe në vend të tij hyri Ivan Nikolov.
Sefer Emini ishte titullar dhe luajti të gjithë ndeshjen, ndërsa loja e tij ka marrë vlerësim të lartë nga faqja e specializuar për statistika sofasccor.
Sonderjyske është ende në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa me pikën e fituar sot është në pozitën e 10-t me gjithsej e 13 pikë. /Telegrafi/