Tapeti i kuq në Alice Tally Hall në New York u shndërrua në një pasarelë mode ku kaloi kasta e aktorëve dhe disa modeleve profesioniste.
Por kjo nuk ishte një pasarelë si të tjerat, ata kanë dalë për të ekspozuar veshjet e tyre duke bërë lëvizje tërheqëse dhe performuar duke shkaktuar një atmosferë të këndshme.
Duket se Penelope Cruz kishte vendosur t’i bënte njerëzit që ta kthenin dy herë kokën për ta parë. 41-vjeçarja është shfaqur në dy mënyra krejt të ndryshme para të pranishmëve.
Një nga momentet me mbresëlënëse ka qenë edhe ndryshimi i madh që është parë tek modelja më e përfolur e momentit, Gigi Hadid. Me një fustan të veçantë dhe me një model flokësh ndryshe nga sa e kemi parë, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Shikoni galerinë për të parë yjet në Tapetin e Kuq.
Ana Beatriz Barros