Los Angeles Lakers kanë marrë një tjetër fitore, të tretën radhazi dhe të 27-tën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Në sfidën ndaj Charlotte Hornets në udhëtim, Lakers kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë 118:124.
Ka qenë një duel shumë i rëndësishëm për Lakers dhe ata e fituan falë shkëlqimit të tre yjeve LeBron James, D’Angelo Russell e Anthony Davis.
The East:
Cavs win their 6th in a row!
For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/N2PTs65e9M— NBA (@NBA) February 6, 2024
Më efikasi në këtë duel ishte D’Angelo Russell me 28 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Anthony Davis ishte fantastik gjithashtu duke arritur ‘Triple-Double’ me 26 pikë, 15 kërcime e 11 asistime, derisa LeBron James e mbylli duelin me 26 pikë e shtatë asistime.
Te skuadra vendase më efikasi ishte Miles Bridges me 41 pikë, derisa Miller shtoi 33 të tjera, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore ndaj Lakers. /Telegrafi/