Pingpongistët e Kosovës kanë fituar tri lojë në të dy konkurrencat gjatë paraqitjeve të tyre të para në kampionatin botëror të pingpongut që po mbahet në Tokio të Japonisë.
“Kombëtarja Kosovare në konkurrencën e femrave e përbëre nga Vlona Maloku, Amare Janjeva dhe Iliriana Haliti të udhëhequra nga trajnerja Besire Domaniku, në dy ditët e para të kampionatit i zhvilloi tri takime nga te cilat e fitoi 1 duke mundur Kirgistanin me rezultat 3:0, ndërsa i humbi 2 takime kundër Moldavisë dhe Republikës Dominikane me rezultat 3:0”, thuhet në njoftimin e Federatës së pingpongut të Kosovës (FPPK).
“Ne konkurrencën e meshkujve, Kosovën ne këtë Botëror e përfaqësojnë Linor Çitaku, Baton Çitaku dhe Ylli Prestreshi, të udhëhequr nga përzgjedhësi Besart Domaniku. Në dy ditët e para kosovarët i zhvilluan dy ndeshje dhe të dyjat i fituan, kundër San Marinos me rezultat 3:2 dhe kundër Kaledonisë së Re me rezultat 3:1”.
Në këtë botëror gjyqtari më i mirë kosovar, Jeton Beqiri, ndau drejtësinë në tavolinën Nr 1 në meqin e Divizonit të parë Taipei – Korea Veriore.
Nw një nga lokacionet e kompleksit sportiv “Yoyogi National Gymnasium” u mbajt edhe Kongresi i pingpongut të Unionit të vendeve Mesdhetare (MTTU) në tëcilën FPPK-ja zyrtarisht u pranua. Në këtë Kongres u zgjodh kryesia e re e Unionit, kryetar i ri u zgjodh Christian Michelis nga Monako, ndërsa sekretar gjeneral, Arif Cetin nga Turqia, gjithashtu u aprovua edhe propozimi i delegatëve kosovar që zonjusha Elda Gjoka nga Shqipëria të jetë një nga nënkryetaret e Unionit. /Sporti1/Telegrafi/