Borussia Dortmundi e ka mposhtur Schalken me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 26-të në Budesliga, por edhe pas rikthimit të futbollit në Gjermani që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit nga mesi i muajit maj.
Golat në këtë takim për Verdhëezinjët i shënuan Erling Haaland (29′), Raphal Guerreiro (45, 63′) dhe Thorgan Hazard (48).
Dortmundi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.32, derisa Schalke u vlerësua me 5.97.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë derbi të Bundesligës ishte Guerreiro që mori notën 9.1, shkaku i d golave të shënuar.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide ishte portieri i mysafirëve, Markus Schubert, që u vlerësua me 4.0.
Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/