Goditje drite, që përshtaten shumë mirë me ngjyrën bazë dhe të japin përshtypjen sikur flokët janë çelur nga drita e diellit dhe jo nga parukieri. Kush ka një ngjyrë natyrale bionde hiri, mund ta ngrohë ngjyrën duke vendosur në fillim një bazë bionde të hapur. Pastaj të realizojë highlights të arta dhe ngjyrë mjalti të përziera së bashku.
Një zgjidhje tjetër është i ashtuquajturi “efekti kalifornian” i dukjes, i cili përftohet me një teknikë që i ngjan zverdhjes së flokëve në mënyrë graduale nga dielli. Domethënë jo një ngjyrë bionde uniforme në të gjithë gjatësinë, por një efekt biond që fillon nga rrënjët, të cilat lihen pak më të errëta sesa majat. /Telegrafi/