Telegrafi

Shkelma e grushte në bejsbollin amerikan

Në Ligën e Bejsbollit Profesional Amerikan (MLB) u zhvillua një ndeshje mes Cincinnati Reds dhe Pirates Pittsburgh.

Rezultati i ndeshjes ra në plan të dytë pas një incidenti që ndodhi mes lojtarëve të të dyja skuadrave amerikane.

Përkatësisht, Amir Garrett, lojtari i The Reds ka vrapuar drejt stolit të Pirates dhe filloi të “shqep” grushte për lojtarët e ekipit tjetër.

Gjersa shumica e lojtarëve u përpoqën të qetësonin situatën, disa e kishin të vështirë të ndaheshin dhe vazhduan të rraheshin.

Theksojmë se kuqezinjtë dhe piratët nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe kjo dëshmohet me probleme në fushë.

Ndryshe, Cincinnati shënoi fitore me rezultat 4-1 kundër skuadrës së Pittsburghut. /Telegrafi/