Site icon Telegrafi

Shkelje disiplinore, Barcelona ka të drejtën t’i shkëpusë kontratën Aubameyangut

Edhe pse ende nuk është bërë prezantimi zyrtar i Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona, lojtari po stërvitet me klubin katalunas.

Arsenali njoftoi se ka shkëputur kontratën me gabonezin, derisa ky i fundit ka kompletuar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me klubin.

The Gunners e larguan Aubameyangun nga skuadra shkaku i shkeljeve disiplinore, duke e lejuar kështu kalimin e tij në Camp Nou.

Lexo po ashtu Ende nuk është prezantuar, por Aubameyang ka filluar stërvitjet te Barcelona

Mirëpo, sipas asaj që raporton Diaria ARA, Barcelona e ka të drejtën që t’i shkëpusë kontratën sulmuesi, në rast se bën shkelje disiplinore.

Derisa pritet konfirmimi zyrtar i skuadrës katalunase për transferimin e gabonezit, duket se një klauzolë e tillë është futur në kontratën e tij.

Aubameyang thuhet se ka nënshkruar kontratën me Barcelonën deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera, me pagë rreth 100 mijë euro në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version