Magjistralja Vushtrri-Mitrovicë po u shkakton probleme banorëve të fshatin Stanovc i Ulët.
Ndonëse ka pasur ankesa nga banorët që t’u bëhet një zgjidhje, problemi akoma po vazhdon. Banorët e këtij fshati kanë filluar të gjejnë zgjidhje vetë për këtë, ndonëse ajo rezulton e rrezikshme – siç shihet edhe në videot e publikuara nga KosovaPress.
Tek vendi i ashtuquajtur Magacinat është e vendosur shenja STOP dhe shenja drejtim i obliguar djathtas. Ngasësit e veturave nuk po i respektojnë ato, ndaj po kalojnë rrugës së shkurtër, duke u dalë në përballë kalim veturave që vinë nga ai kah duke rrezikuar jetët e tyre dhe të të tjerëve.