Ndërsa në Kosovë ndodhi e kundërta. Thjeshtë, ishte një javë e zakonshme. Në vendin tonë gjatë fundjavës u zhvillua xhiroja rregullt e garave kampionale, ngase Kosova ende nuk është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe shkaku i kësaj, nuk është pjesë e eliminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’.
Por, me këtë rast, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e shkeli një vendim të rëndësishëm që vet e pati marr vite më parë. Më moti, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së pati vendos që edhe Kosova t’i respektojë datat që FIFA e UEFA i kanë të rezervuara për ndeshje të kombëtareve.
Por, ky vendim u shkel gjatë fundjavës që e lamë pas, ngase Kosova ishte thuajse vendi i vetëm në Evropë që nuk e ndërpreu fare rrjedhjen e garave të brendshme kampionale. Kjo shkelje pranohet edhe nga vet drejtuesit e FFK-së. /Tribuna/Telegrafi/