Forcat ajrore të Turqisë të dielën raportuan të kenë rrëzuar në tokë një dron të paidentifikuar në kufirin e saj me Sirinë.
Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pasi dyshohet se shkeli hapësirën ajrore turke gjashtë herë, tha ministria e mbrojtjes.
Sipas raportimeve, mjeti ajror pa pilot (UAV) arriti në perëndim të qytetit kufitar Kilis, në Turqinë juglindore, rreth 70 kilometra (43 milje) në veri të Alepos në Siri.
28 Eylül 2019 tarihinde Suriye sınırında hava sahamızı 6 kez ihlal eden ve kime ait olduğu henüz belirlenemeyen İnsansız Hava Aracı (İHA), İncirlik’ten kalkan iki adet F-16 uçağımız tarafından vurularak düşürüldü.https://t.co/MAcGWU3zfA#MSB #TSK pic.twitter.com/4ZFlYCTcSY
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) September 29, 2019
Pas kësaj, bëhet e ditur se dy aeroplanë luftarakë F-16 u ngritën nga baza ushtarake turke Incirlik të cilët më pas rrëzuan dronin.
“Rrënoja e dronit u gjet në bazën e Cildiroba” nga autoritetet turke në provincën Kilis afër kufirit sirian, tha ministria, duke shfaqur edhe fotografitë e dronit të rrëzuar.
Origjina e dronit nuk është përcaktuar, shtoi ministria. /Telegrafi/