Site icon Telegrafi

Shkeli dhe theu akullin e formuar mbi lumë, dreri përfundon në ujë – zjarrfikësit e shpëtojnë në Connecticut

Zjarrfikësit dhe ekspertët e kafshëve në Connecticut të SHBA-ve, kanë arritur të shpëtojnë drerin që kishte rënë në lumin i cili fillimisht ishte mbuluar nga akulli.

Ekipet kompetente iu përgjigjën thirrjeve, pasi u raportua se dreri kishte përfunduar në ujërat e ftohta derisa po lëvizte mbi sipërfaqen e akullt mbi lumë e cila u thye, transmeton Telegrafi.

Një video amatore shfaq zjarrfikësit që bëjnë gjithçka që ta shpëtojnë drerin – të cilit iu afruan me kujdes dhe arritën ta nxjerrin nga uji.

Raste të tilla nuk janë të rralla në veçanti në zonat malore, ku prezenca e kafshëve është shumë më e madhe.

E pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet, dhe tregojnë edhe një herë përkushtimin e autoriteteve për të mbrojtur kafshët. /Telegrafi/

Exit mobile version