Policia e Kosovës njoftoi se sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në qendër të Prishtinës.
Një veturë ka goditur një person, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në vendngjarje është edhe Policia e Kosovës.
Po ashtu, raportohet se personi i aksidentuar është shkelur në zebra. /Telegrafi/