Mbrëmë, në udhëkryqin afër stacionit hekurudhor në Shkup, një makinë ka shkelur një vajzë, e cila, siç mund të shihet në foto, pas aksidentit ka mbetur e shtrirë në asfalt, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimeve të dëshmitarëve, pas goditjes, vajza nuk ka qenë në gjendje për të lëvizur, dhe së shpejti ka arritur ddhe ekipi i ambulancës dhe e kanë dërguar në klinikat e Shkupit.
Deri më tani, nuk ka asnjë informacion për dëmtimet e shkaktuara nga sulmi i drejtpërdrejtë ndaj vajzës. /Telegrafi/