Një banor i fshatit Kosmatec, mbrëmë është shkelur nga traktori i tij dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, njoftoji sot Ndihma e Shpejtë e Kumanovë, ndërsa lajmi është vërtetuar edhe nga MPB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
78-vjeçari me iniciale R.I, mbrëmë rreth orës 10 ka ndezur traktorin dhe në momentin që është munduar të manovrojë mjetin është shkelur nga ai dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Menjëherë është dërguar në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të./Telegrafi/