Një polic nga Tetova dje në rugën “Marshall Tito” është shkelur nga vetura e tipit “Ford Mondeo” gjatë tentimit për ta ndaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Veturën e ka drejtuar J.K (35) nga Tetova, i cili fillimisht ka ikur nga vendngjarja pastaj është arrestuar nga ana e forcave policore.
Polici është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore. Janë ndërmarrë masa për qartësimin e tërsishëm të rastit. /Telegrafi/