Mbrëmë rreth orës 22, në bulevardin “Klimenti i Ohrit”, pranë Kishës Katedrale në Shkup, është shkelur një vajzë në vendkalim të shënuar për këmbësorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në aksident është përfshirë automjeti i tipit “Golf 4” me targa të Shkupit, i cili e ka përplasur këmbësoren, njoftoi policia.
Vajza është transferuar në Qendrën Emergjente, ku edhe është bërë ndërhyrja kirurgjikale nga mjekët, ndërsa policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po heton gjithçka që lidhet me aksidentin.
Sipas dëshmitarëve, shoferi ka qenë me shpejtësi të lartë dhe për shkak rrugës së lagësht nuk ka arritur të frenojë para vendkalimit për këmbësorë dhe e ka goditur vajzën./Telegrafi/