Telegrafi

Shkelet me makinë një fëmijë në Aerodrom të Shkupit

Një aksident i ri trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13 në Aerodrom të Shkupit.

Një makinë ka goditur një fëmijë pranë objektit të ri Porta-Aerodrom.

Fëmija është dërguar në spital dhe deri më tani nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.

Pritet që MPB të jep më shumë detaje në lidhje me këtë aksident./Telegrafi/