11-vjeçari nga Kumanova ka pësuar lëndime të rënda trupore pas goditjes që mori nga një makinë e tipit “Mercedes” e drejtuar nga kumanovarja J.M, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:40 në udhëkryein mes bulevardeve “Brigada e Maqedonisë”, “Revolucioni i Tetorit” dhe rrugës “B.B Kucman”.
Fëmija i lënduar është dërguar në spitalin e Kumanovës, ku është mbajtuar për kurim./Telegrafi/