Një person ka shkelur me veturë një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermani.
Dpa njoftoi se shoferi ishte arrestuar pas incidentit në qytetin lindor të Magdeburgut.
Një përfaqësues i qeverisë lokale tha se disa njerëz janë lënduar dhe disa mund të kenë vdekur, raporton skynews, duke cituar radion publike MDR.
An attack has taken place at a Christmas market in Magdeburg, Germany.
Several people are dead and injured, according to MDR. pic.twitter.com/LRjCu82QtS
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 20, 2024
Policia gjermane njoftoi se po zhvilloheshin operacione të gjera në tregun e Krishtlindjeve të Magdeburgut.
Tregu në qendër të qytetit u mbyll dhe më shumë raportime do të pasojnë, shtoi policia.
Magdeburg, i cili ndodhet perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i shtetit Saxony-Anhalt dhe ka një popullsi prej rreth 240 mijë banorësh. /Telegrafi/