Site icon Telegrafi

Shkelen rregullat për emetim të reklamave për referendumin, ASHMAA paralajmëron dënime për televizionet

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale (ASHMAA) informon se me monitorimin e paraqitjes mediatike për referendimin, tek disa media ka konstatuar shkelje të rregullave për emetimin reklamave të paguara.

“Nuk respektohet koha e lejuar për emetim të reklamave “pro” referendumit. Reklama të tilla emetohen edhe në programin kur nuk është e lejuar, në raste tjera reklamimi për fushatën e referendumit, nuk është i ndarë nga programet tjera”, thuhet në njoftimin e ASHMAA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas udhëzimeve për emetim mediatik gjatë referendumit, ASHMAA thekson se reklamet me mesazhe “për” referendum mund të zgjasin më së shumti 4 minuta dhe 30 sekonda në çdo orë.

Gjithashtu e njëjta rregull është edhe për mesazhet “kundër” gjegjësisht “bojkot” të referendumit. Koha e plotë që mund të reklamohen mesazhet për referendumin mund të jetë 9 minuta në çdo orë.

ASHMAA apelon tek të gjitha televizionet që menjëherë të përshtatin emetimin e propagandës së paguar dhe njofton se për gjitha shkeljet që janë bërë do të merren masat adekuate./Telegrafi/

Exit mobile version