Site icon Telegrafi

Shkelën rregullat e hyrjes territoriale, Koreja e Veriut konfiskoi barkat ruse të peshkimit dhe arrestoi 17 anëtarë ekuipazhi

Koreja e Veriu ka konfiskuar barkat ruse të peshkimit dhe arrestoi 17 anëtarë ekuipazhi, bëri të ditur Ambasada Ruse.

Me akuzën se shkelën rregullat e hyrjes territoriale, janë arrestuar 15 rusë dhe dy korean, të cilën që nga 17 korriku janë duke u mbajtur në një hotel, transmeton Telegrafi.

Anija Xiangheilin-8, i përkiste një kompanie për peshkimin dhe përpunimin e peshkut, me bazë në Nevelsk të Rusisë.

Derisa autoritetet nga Koreja e Veriut pretendojnë se ata qëndruan pa leje në ujërat e tyre detare, nuk bëhet e ditur se kur mund të lirohen apo të dalin para drejtësisë.

Zyrtarëve rusë, që iu lejua t’i vizitonin ata në hotelin po mbahen, kanë bërë të ditur se gjendja e tyre është shumë e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version