Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, ka dënuar me dy mijë euro Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me Ligjin për Pandeminë.
Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka thënë se askush nuk është mbi ligjin.
“Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka thënë ai.
Ditë më parë, Inspeksioni në Prishtinë ka dënuar me nga dy mijë euro edhe LDK-në, AAK-në dhe Nismën.
Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në
50./Telegrafi/