Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër Sh. B., për veprën penale shkelja e urdhrit për mbrojtje të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Sipas aktakuzës, i pandehuri më datë 16.11.2018, në shtëpinë e tyre ka shkelur urdhrin për mbrojtje të dhënë nga Gjykata Themelore në Gjakovë, duke përdorur prapë dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit.