Site icon Telegrafi

Shkathtësia më kot në botë: Ta godasësh veten me shkelm në kokë, 60 herë në një minutë (Video)

Ky njeri me shkathtësi të rralla e që jeton në Biratnagar të Nepalit, mund ta qëllojë me shqelm pjesën e pasme të kokës së tij, deri në 60 herë brenda një minute.

Pradim Timilisina e ka gjetur një mënyrë të veçantë të hyjë në rrjedha të rekordeve. Djaloshi 21-vjeçar ka këmbë aq elastike, sa që mund ta lëviz së prapthi, ta ngre lartë lehtë deri te koka, transmeton Telegrafi.

Përpos elasticitetit, ai arrin t’i bëjë goditjet me shpejtësi shumë të madhe.

Karateisti që merret edhe me arte tjera marciale, është intervistuar nga disa medie që i kanë dhënë famë në vend.

Por, Pradim dëshiron që talentin e tij ta tregoi para zyrtarëve të Librit të Rekordeve të Guinessiit, në përpjekje që të thyejë ndonjë rekord në këtë disiplinë deri tash të panjohur. /Telegrafi/

Exit mobile version