Site icon Telegrafi

“Shkatërrova jetën time”: Nxënësja xhihadiste gjermane që po përballet me ekzekutim është ribashkuar me nënën e saj (Video)

Një nxënëse gjermane e cila u bashkua me të dashurin e saj xhihadist në Irak dhe u bashkua me ISIS-in, përpara se të kapej në Mosul, këtë vit është ribashkuar me nënën e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Linda Wenzel, edhe cila iu bashkua grupit terrorist, derisa ishte 15-vjeçe.

Ajo thuhet se ka punuar për një brigadë femër që ka rrahur gratë nëse nuk kanë veshur rrobat e duhura.

Linda, siç bëhet e ditur më tej, kishte falsifikuar nënshkrimin e nënës së saj për të blerë një biletë në Stamboll para se të hyjë në territorin e ISIS-it.

Megjithatë, në takimin e saj të parë me nënën e saj që kur iku nga Evropa për Lindjen e Mesme, ajo tha se kishte ‘shkatërruar jetën e saj’ me ‘idetë e saj të çmendura’ të bashkimit me ISIS.

Tani në një burg të Bagdadit, nxënësja përballet me vite me burg ose madje me ekzekutimin nga shteti i Irakut.

Nëna e saj 48-vjeçare, Katharina Wenzel, ka udhëtuar për në kryeqytetin irakian – së bashku me vajzën e saj tjetër Miriam – për të vizituar Lindën, e cila është tani 17 vjeç.

Së fundmi, televizioni publik gjerman ‘Das Erste’ transmetoi një video prekëse duke treguar momentin kur Linda e pa nënën e saj për herë të parë pas më shumë se një viti të ndarjes.

Në rrëfimin e saj, nxënësja e gjermane pretendon se ajo kurrë nuk ka luftuar për ISIS.

Ajo tha se pas vdekjes së bashkëshortit të saj xhihadist, një luftëtar çeçen nga Austria i quajtur Abu Usama al-Shishani, ajo ishte vendosur në lagjet e ndryshme të grave dhe rrallë ndonjëherë kishte dalë nga shtëpia.

“E shkatërrova jetën time”, citohet të ketë thënë ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version