Telegrafi

Shkatërron veturën e ish-gruas, për t’ia marrë vajzën që ishte ulur brenda (Video)

Një video amatore që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një baba thyen dritaren e veturës së ish-gruas për ta nxjerrë vajzën e vogël që ishte ulur në karriget e pasme.

Videoja besohet të jetë filmuar në një parking në qytetin Naberezhnye Chelny në Republikën e Tatarstanit, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë filmuar nga mikesha e nënës që ishte ulur në anën e djathtë, dhe shfaq babanë e nervozuar që i del përpara veturës dhe nuk lejon që ish-gruaja të largohet me vajzën e tyre.

Në një moment ai humb durimin dhe ia thyen dritaren, dhe më pas hapë derën dhe nxjerr vajzën e vogël që nuk ndalej duke qarë nga frika.

Sipas mediave lokale, dyshja janë në “luftë” për kujdestarinë e vajzës, ndërsa në polici thonë se deri më tani nuk kanë pranuar kurrfarë ankese. /Telegrafi/