Site icon Telegrafi

Shkatërron karrierën e burrit

Polici nga qarku Polk është dashur të kthej distinktivin e tij pasi që gruaja dhe vjehrra ia kanë marrë automjetin e tij patrullues “për t’i bërë disa xhiro”. Pas 21 vitesh punë në zyrën e sherifit, ky 44-vjeçar është dashur të kërkoj vet ta largojnë nga puna.

Në raportin policor thuhet se gruaja dhe vjehrra e tij janë paditur për vjedhje të automjetit dhe vjedhje të armës së zjarrit, derisa gruaja e tij është paditur gjithashtu për armëmbajtje pa leje të zyrtarit policor.

Po ashtu është arrestuar edhe personi i tretë i cili ishte ulur në ulësen e prapme.

Exit mobile version