Së pari e ka goditur gardhin para shtëpisë së saj duke u kthyer mbrapsht. Më pas e ka goditur shtyllën elektrike të ndriçimit të rrugës, e më pas edhe derën e garazhit të saj duke tentuar të kthehet. Kjo nuk është e tëra. E vendosur që të vazhdoj tutje, ka kaluar nëpërmes një livadhi dhe ka goditur në një shtëpi.
Dëmi i kalkuluar ka qenë rreth 26.000 dollarë, derisa policia shpejt e ka arrestuar nën dyshimin se ka qenë në gjendje të alkoolizuar.
Megjithatë, kur dihet se bëhet fjalë për SHBA, 58-vjeçarja Janis Brown, vozitësja me aftësi të dyshimta të vozitjes, është liruar me kaucion prej 200 dollarësh derisa nuk të dëshmohet fajësia nëse me të vërtetë ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo thjesht është një vozitëse e dobët.