Site icon Telegrafi

Shkatërrohet ylli i Donald Trump që ndodhet në Shëtitoren e Famës (Foto)

Punëtori i ndërtimit Jamie Otis, e ka marrë çekanin dhe në orët e hershme të mëngjesit, ka shkuar për ta nxjerrë yllin e Donald Trump që ndodhet në Shëtitoren e Famës në Hollywood.

Ai ka dashur ta shkulë atë dhe ta vë në ankand, në mënyrë që të ndihmohen gratë të cilat janë sulmuar seksualisht nga kandidati republikan, transmeton Telegrafi.

Por, nuk ia ka dalë ta thyej dhe ta nxjerrë si duhet, andaj e ka qëlluar disa herë derisa e ka shkatërruar.

Ylli i vendosur në vitin 2007, për meritat dhe ndihmat e miliarderit për emisione televizive, është sulmuar edhe më parë.

Në fillim të vitit atij i është vënë shenja e svastikës, kurse pas një kohë është vizatuar mbi të shenja që nënkupton ndaljen e zërit. /Telegrafi/

Exit mobile version