Një video amatore shfaq momentin kur një parashutiste për pak sa nuk e humb jetën derisa kërcen, dhe në një moment i shkatërrohet parashuta.
Carol Murray Rodriguez, 44-vjeçe, ka pësuar lëndime të rënda trupore, thyerje të kockave, dhe pranon se edhe sot i vuan pasojat e kërcimit që e realizoi 20 vite më parë, transmeton Telegrafi.
Rodriguez ka deklaruar se pamjet janë filmuar kur ajo ishte vetëm 24-vjeçe, dhe i prishet parashuta derisa po fluturonte gjatë shtatorit të vitit 1997.
Pasi kishte ndjekur një kurs disa orësh, Carol është lejuar të kërcej nga aeroplani pa shoqërimin e një parashutisti profesionist.
Ajo ishte rrëzuar në oborrin e një gruaje duke lëvizur me shpejtësi prej 80 kilometra në orë. Si pasojë e rrëzimit ajo kishte humbur vetëdijen dhe ishte dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur në shtator të vitit 1977 në Bradford të Ontarios (Kanada). Prej atëherë ajo i është nënshtruar 25 ndërhyrjeve kirurgjike.