Katër anëtarë të dyshuar të një grupi i lidhur me organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), u arrestuan sot në Moskë nga shërbimet sekrete duke konfirmuar se ata po përgatisnin një sulm me objektiv mjetet e transportit publik në kryeqytetin rus.
”Arrestuam gjatë një operacioni të FSB-së (ish-KGB), katër anëtarë të një grupi terrorist në mesin e së cilëve kishte shtetas rusë dhe nga Azia Qendrore, që po përgatisnin një sulm me eksploziv artizanal në transportet publike”, njoftoi FSB.
Gjatë një kontrolli në banesat e personave të arrestuar, forcat e rendit zbuluan një punishte për prodhimin e eksplozivit, eksplozivit artizanal të gatshëm për përdorim, si dhe armë automatike, municione, granata.
Po ashtu u konfiskuan literaturë dhe regjistrime video me natyrë ekstremiste dhe terroriste.