Site icon Telegrafi

Shkatërrohet karteli italian i drogës, mes tyre edhe shqiptarë – sekuestrohen 365 kilogramë drogë

Një kartel droge i përbërë nga dy grupe kriminale, i cili përfshinte sicilianë, kolumbianë dhe shqiptarë, u shkatërrua nga Policia e Financave e Catanias që dha urdhër paraburgimi paraprak ndaj 13 personave.

Ata akuzohen për trafikimin dhe tregtimin e drogës.

Gjatë hetimit u sekuestruan 365 kilogramë drogë, përfshirë marihuanë dhe kokainë.

Operacioni i koduar “Cocorito” po kryhet nga mbi 100 efektivë të komandës provinciale të Guardia di Finanza të Catania, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (Scico), shkruajnë mediet italiane.

Sipas Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, e cila koordinonte hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare të kryeqytetit Etna, karteli që vepronte në qytet ishte në gjendje të tregtonte sasi të mëdha droge. /TCH/

Exit mobile version