Telegrafi

Shkatërrohet edhe një grup që ka shitur drogë në Maqedoni

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim të koordinuar me Sektorin për hetime kriminele, kanë zbuluar edhe një grup i cili në periudhën e kaluar është marrur me tregtinë e lëndëve narkotike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke ngritur padi penale kundër dy personave, prokurori kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka propozuar për shqiptimin e masës së arrestit për të dyshuarit. Personat dyshohen për akuzën e tregtisë së lëndëve narkotike”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë publike.

Njëri nga personat dje në orët e hershme të mëngjesit është ndaluar në kalimin kufitar Deve Bair, pas tentimit për dalje nga Maqedonisë dhe është privuar nga liria./Telegrafi/