Celula me dhjetëra persona përgjegjës për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils u shpërbë, theksoi sot ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, ndërkohë që një person, Younes Abouyaaqoub, është vazhdimisht i kërkuar nga policia.
“Ky grupim është shpërbërë”, deklaroi Juan Ignacio Zoido gjatë një konference për shtyp.
Deri tani katër persona janë në arrest shtëpie, pesë u vranë në Cambrils dhe tre të tjerë janë identifikuar, mes të cilëve edhe Younès Abouyaaqoub.
Dy të tjerët mendohet se mund të kenë mbetur të vdekur në shpërthimin që ndodhi në Alcanar ndërsa përpiqeshin të bënin një bombë artizanale.